Albion Rrahmani nuk ndalet me gola në Rumani, shënon ndaj Clujit të Ermal Krasniqit

11 months ago 19
Reklamë

Albion Rrahmani nuk po ndalet me gola në Rumani.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar për Rapid Bukureshtin në ndeshjen që po zhvillohet me Cluj në kuadër të javës së dhjetë.

Ishte minuta e pestë e takimit, kur Rrahmani goditi nga penalltia, por nuk ia doli t mposhte portierin, ndërsa nga topi i rikthyer shënoi me sukses.

Cluj u kundërpërgjigj pas pesë minutash me golin e Deac për rezultatin 1-1.

Albioni aktualisht ka pesë gola, ndërsa Ermal Krasniqi që luan te Cluj është në bankinë. /Telegrafi/

⚽️ 🇷🇴 𝐆𝐎𝐀𝐋 | Rapid București 1-0 CFR Cluj | Albion Rrahmanipic.twitter.com/8Gf88kd06X

— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 25, 2023

Read Entire Article