Albion Rrahmani shënon edhe të dytin ndaj Clujit

11 months ago 18
Reklamë

Albion Rrahmani shënon edhe të dytin ndaj Clujit

Albion Rrahmani e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen që Rapid Bukureshti po e zhvillon ndaj Cluj.

Derisa shënoi në minutën e pestë për 1-0, sulmuesi i Kosovës ka realizuar edhe të dytin.

Ndërsa mysafirët i barazuan shifrat pas vetëm pesë minutash, Rrahmani sërish e ka kaluar në epërsi skuadrën e tij.

Ishte minuta e 51-të e ndeshje, kur sulmuesi ynë realizoi për 2-0, e që është goli i tij i gjashtë deri më tani te Rapidi.

Vlen të ceket se Ermal Krasniqi ende nuk është aktivizuar te Cluji, pasi është në bankinë. /Telegrafi/

⚽️ 🇷🇴 𝐆𝐎𝐀𝐋 | Rapid București 2-1 CFR Cluj | Albion Rrahmani
pic.twitter.com/CzZ7bOdfOa

— Goal Foot (@goalfootHQ) September 25, 2023

Read Entire Article