Alcaraz në gjysmëfinale

1 year ago 42
Reklamë
23:59 12/07/2023

Numri 1 i botës mundi danezin Rune në Uimbëlldon, fiton edhe Medvedev

Numri 1 i botës, Karlos Alcaraz u kualifikua për herë të parë në gjysmëfinale në Uimbëlldon, duke mundur 3-0 me sete Holger Rune.

Me suksesin e arritur, ka gjasa që në turneun e famshëm të fushës me bar të ketë një përballje midis talentit spanjoll dhe 23 herë fituesit të Grand Slameve Novak Xhokoviç.

Në përfundim të takimit ndaj danezit, spanjolli tha se ishte diçka e mahnitshme për të dhe se ishe ëndra e tij të kualifikohej në gjysmëfinale në Uimbëlldon.

Të dy 20-vjeçarët dhuruan një lojë të bukur, e mjaft të luftuar. Debutuesi në Uimbëlldon, Christopher Jubenks u mund në një ndeshje me pesë sete nga Danil Medvedev.

Loja përfundoi 6-4 1-6 4-6 7-6 6-1 ndaj amerikanit, i cili kurrë më parë nuk kishte arritur që të shkonte përtej raundit të dytë në një Grand Slam.

Por në turneun anglez, ai eliminoi në rrugëtimin e tij Kemërun Nori dhe Stefanos Cicipas.

Por për tenistin rus nuk ishte një përballje aspak e lehtë kundër 27-vjeçarit.

Medvedev do të përballet kundër Alcaraz të premten, kurse Janik Siner me Novak Xhokoviç.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article