Alcaraz sfidon Djokoviç në Wimledon/ Finale gjeneratash në turneun Grand Slam

1 year ago 31
Reklamë
21:28 15/07/2023

Do të jetë një finale mes Carlos Alcaraz e Novak Djokoviç ajo e Wimbledon. Numri 1 në renditjen botërore do të përballet me numrin 2, duke e bërë më emocionuese këtë sfidë.

Një duel mes brezash në tenis ku e ardhmja e këtij sporti sfidon legjendën. 20-vjeçari Carlos Alcaraz ka vetëm një grand slam të fituar, US Open në vitin e kaluar, ndërsa Novak Djokovic tashmë 36-vjeçar ka numrin rekord prej 23 grand slam.

Spanjolli Alcaraz mundi në gjysmëfinale 3-0 me sete rusin Daniil Medvedev. Një takim i mbyllur pa shumë histori që zgjati 1 orë e 50 minuta.

Më shumë përpjekje për Novak Djokovic, i cili edhe pse e mbylli po 3-0 me sete iu desh të luftonte më shumë ndaj 21-vjeçarit italian Jannik Sinner. Sfida zgjati 2 orë e 47 minuta. Finalja e Wimbledon mes Alcaraz e Djokovic do të luhet të dielën.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article