Alcaraz-Zverev në çerekfinale

1 year ago 19
Reklamë
15:16 05/09/2023

Numri 1 i botës fitoi ndeshjen kundër Matteo Arnaldi-t, Zverev mposhti Sinner 3-2 me sete

Kampioni në fuqi i US Open, Carlos Alcaraz u kualifikua në çerekfinalet e turneut, pasi mundi italianin Mateo Arnaldi 6-3 6-3 6-4.

Në javën e parë të sezonit, numri 1 i botës ka pasur përballje pa shumë impenjim, ndërsa ka humbur vetëm një set.

Në përfundim të sfidës, ai shprehu mendimin për paraqitjen e bërë në Grand Slam.

“Po, jam shumë i kënaqur me nivelin që po luaj! Sinqerisht! Kam luajtur ndeshje të shkëlqyera me një nivel të madh, cilësi të lartë. Shpresoj të vazhdoj kështu!”

Rivali i radhës i spanjollit do të jetë Aleksandër Zverev.

Finalisti i turneut të shkuar mundi Janik Siner 3-2 me sete.

Ndeshja midis gjermanit dhe italianit ishte mjaft e luftuar, me të parin që u tregua më i saktë në setin e fundit.

Zverev u bë protagonist në një episod me një tifoz, të cilin e dëgjoi duke kënduar himnin nazist. Ai kërkoi që tifozi të nxirrej jashtë, duke e quajtur një sjellje të tillë të papranueshme.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article