Alimehmeti: Nuk e prish parlamentarizmin djegia e një xhakete, duhet një diversifikim i aksionit opozitar

17 hours ago 29

Ilir Alimehmeti nga studion e News24 ku ishte i pranishëm në rubrikën “Opinion” tha se Partia Socialiste në njërën anë shpërfill vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa një deputet i opozitës, Ervin Salianji, shkon në burg për fjalën e lirë. Alimehmeti tha se Salianji po vuan dënimin me burg sepse tha të vërteta lidhur me vëllain e atij që ishte ministër i Brendshëm.

Alimehmeti tha se sot Shqipëria po shkon drejt një shteti diktatorial, me ndryshimin e vetëm që nuk i kemi të mbyllur kufijtë.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk favorizojnë opozitën. Alimehmeti tha se kur ngrihen pritshmëritë, ato duhet ti mash, dhe pritshmëritë për listat e hapura i ngriti opozita.

“Unë i mbetem linjës që duhej të kishim lista të hapura. Nuk u pyetëm si anëtarë të Këshillit Kombëtar lidhur me atë dakordësinë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, tha Alimehmeti.

Ai tha se në Shqipëri kemi një problem serioz, që parlamentarizmin nuk e prish djegia e një xhakete nga një deputet, apo hedhja e një lënde, që të shikojmë se çfarë do të dalë nga hetimi, prej një deputeteje.

“Kemi gjëra të mëdha që ndodhin në këtë vend, që nisin që nga shkelja e Kushtetutës, që nga shpërfillja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Alimehmeti.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së tha se opozita nuk ka asnjë luftë me qytetarët, pasi ne do të shkojmë në diktaturë të gjithë, nëse nuk reagojmë bashkërisht ndaj shkeljes së të drejtave.

“Problemi është a mund të ndodhë rotacioni pasi kemi një parti-shtet? Sot kjo parti shtet kërkon që të mos lejohet fare mendimi opozitar, që mos ketë fare opozitë. Qytetarët aty kanë qenë edhe 50 vjet në vitet e diktaturës, por nuk kanë bërë dot asgjë kur është instaluar diktatura. OSBE/ODIHR e thotë qartë në raportin e saj “parti-shtet”. Duhet një diversifikim i aksionit opozitar, nuk mund të kemi vetëm një format. Nëse shqetësohemi me molotovët, atëherë duhet të shqetësohemi edhe pse po ikin shqiptarët, pse po vidhen fondet”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article