“All in”/ Arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen kallashnikovë, dinamit, mina dhe drogë

6 months ago 4

Tiranë

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “All in”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Trafiqet e Paligjshme, të DVP Tiranë.

Gjatë operacionit:

✅U kap një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 2”;
✅U godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve;
✅U godit një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike;
✅U godit një rast i mbajtjes së minave me telekomandë, të cilat dyshohet se do të shiteshin te grupet kriminale.

Sekuestrohen 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), 6 kapdolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndën të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura mr mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, dhe po punohet për arrestimin e një shtetasi tjetër.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2”, dhe “Sundimi i ligjit”, për një shtetas në kërkim dhe një tjetër që posedonte armë zjarri dhe sende të kundraligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “All in”.

Si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi E. T., 44 vjeç, i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. T., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

▫️Gjithashtu, në kuadër të operacionit “All in”, Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në një garazh në rrugën “Besim Alla”. Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndëntë dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare.

Në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. M., dhe nga verifikimet e kryera dyshohet se ky shtetas do ti shiste minat te grupe kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article