Alonso në mëdyshje për të ardhmen, do të shkojë te Mercedes?

7 months ago 18
Reklamë
17:28 12/02/2024

Fernando Alonso mendon se mund garojë në Formula 1 edhe për disa kohë, me skuderinë e tij Aston Martin që ka interes të rinovojë deri në 2026. Por vetë piloti spanjoll nuk është i sigurt nëse do të hedhë firmën në kontratën e re me skuderinë britanike.

42 vjeçari ka nënshkruar deri në fund të vitit 2024, por mediat ndërkombëtare raportojnë se ai mund të kalojë te skuderia Mercedes,  e të zëvendësojë shtatë herë kampionin e botës, Ljuis Hemilton, që do të kalojë te Ferrari vitin e ardhshëm.

“U befasova realisht per Hamilton te Mercedes! Mendoj se çdokush ishte! Nuke prisja! Unë te Mercedes? Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja. Për momentin, jam shumë i fokusuar në përgatitjet për kampionatin e ri. Pastaj duhet të vendos se çfarë dua të bëj për të ardhmen përpara se të angazhohem për ndonjë projekt. Unë jam 42 vjeç! E di që Formula 1 po më jep shumë kënaqësi, por gjithashtu po më heq shumë gjëra! Ky sport do dedikim të madh e shumë sakrifica! Për mua, i ardhshmi do të jetë sezoni i 21-ti!”

Alonso e ka fituar dy herë titullin kampion në Formula 1. Ai është piloti më me eksperiencë në kampionat. Spanjolli do të flasë njëherë me skuderinë e Aston Martin, e pastaj do të vendosë për të ardhmen.  42 vjeçari e mbylli botërorin e Formula 1 vjet në vend të katërt, ndërsa u ngjit tetë herë në podium.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article