Alternativa e Romelu Lukaku

1 year ago 31
Reklamë
21:40 16/07/2023

Sulmuesi i Arsenalit, Folerin Balagun është vënë nën shënjestrën e Interit pas vendimit për të mos vazhduar bashkëpunimin me sulmuesin Romelu Lukaku.

Zikaltrit reaguan ashpër pasi zbuluan se sulmuesi belg kishte  nisur bisedimet për t’u transferuar te rivalët historikë të Serie A Juventusi, por edhe me ata të qytetit Milan.

Balagun pritet që të largohet nga “Topçinjtë” këtë verë ndërsa në sezonin e shkuar u huazua te skuadra franceze e Reims.  Ai e mbylli sezonin si një ndër lojtarët më të mirë të kampionatit, me 21 gola të realizuar.

Tek Arsenali, trajneri Arteta preferon Gabriel Jesus dhe Eddi Nketiah përpara amerikanit 22 vjeçar. Sulmuesi këtë e di dhe nuk preferon të qëndrojë tek anglezët.

Por kartoni i tij do t’i kushtojë Interit. Vlera e Balagun shkon deri në 58 mln Euro, me zikaltrit që janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 mln Euro.

Alternativa për sulmin janë Alvaro Morata dhe Mehdi Taremi që luan për Porton.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article