Altobeli vlerëson Martinezin: I vetmi që mund të më kalojë me gola

9 months ago 23
Reklamë

Ish-sulmuesi i Interit, Alesandro Altobeli, ka vlerësuar Lautaro Martinezin si një nga lojtarët më të mirë në botë.

Alesandro Altobeli ka theksuar se i vetmi që mund ta kalojë atë aktualisht në renditjen e golashënuesve zikaltër është Martinez.

Altobeli ka shënuar 209 gola në karrierën e tij me Interin, ndërsa Martinez deri më tani ka shënuar 117 gola.

Lautaro është i vetmi që mund të më kalojë. Është simbol i klubit dhe duket që është ndryshe nga të tjerët, për atë që do të bëjë nëse rinovon. Mendoj që është në pikun e karrierës dhe do të vazhdojë në këtë moment për shumë gjatë. Me një trofe tjetër ndërkombëtar mund të fitojë ‘Topin e Artë’”, tha italiani. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article