Ambasadori amerikan në Prishtinë takohet me Konjufcën, në fokus të bisedës sulmi terrorist në Banjskë

11 months ago 17
Reklamë
17:43 27/09/2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Në këtë takim ndër të tjera është biseduar për ngjarjet në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, njofton kuvendi.

“Kryetari Konjufca e falenderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.  /klankosova


Të ngjashme

Read Entire Article