Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Tarran, uron Elisa Spiropali me rastin e zgjedhjes si Kryetare e Kuvendit.. Diplomati shprehet se lidershipi juaj është thelbësor në avancimin e reformave gjithëpërfshirëse.
Në një letër drejtuar Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran, shpreh urimet më të përzemërta në emër të Prezencës.
“Unë kam besim se lidershipi juaj do të jetë një faktor kryesor në drejtimin e Kuvendit dhe proceseve të ardhshme parlamentare. Bashkëpunimi ynë i nisur gjatë mandatit Tuaj si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin do të vijojë në disa sektorë kyç: fuqizimi i rolit të Kuvendit, rritja e eficiencës, transparencës dhe hapjes ndaj qytetarëve, medias dhe shoqërisë civile, mbështetja e digjitalizimit të procesit legjislativ etj.
Bashkëpunimi politik mes palëve në Kuvend për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilët mundësuan mekanizmin për ruajtjen e përfaqësimit të grave në Kuvend mund të shërbejë si një bazë e mirë për nxitjen e dialogut mes partive politike, për të garantuar reforma gjithëpërfshirëse dhe progres. Lidershipi juaj do të jetë thelbësor në avancimin e këtyre nismave”, thekson Ambasadori i OSBE.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb