Ambicia e Veliajt: Tirana qyteti më i zhvilluar në Ballkan

9 months ago 17
17:41 10/01/2024

Projekti i zgjerimit të Lanës deri në Yzberisht

Gjatë inspektimit të punimeve për asfaltimin e segmentit që lidh dy rrugët “Babë Rexha” dhe “Ndre Mjeda” në Njësinë 7, kryebashkiaku Veliaj njoftoi se është miratuar faza përfundimtare e projektit të Lanës. Zgjerimi do vazhdojë njësoj siç u bë nga Materniteti i Ri deri në Shkozë.

“Lana me tre korsi, edhe me korsi biçikletash, edhe me korsi parkimi, e gjelbëruar, duke filluar nga Pallati me Shigjeta, deri pastaj ku ndahet me Astirin dhe Kasharin, poshtë autostradës. Duam të vazhdojmë kështu deri në zonën e Yzberishtit, prandaj na duhet bashkëpunim.”

Për banorët që kanë ndërtuar në shtatin e lumit të Lanës, bashkia ka përcaktuar një tokë ku do të ndërtojë pallatet për t’i strehuar.

“Në një vend normal kjo nuk do të ndodhte, por ky vend dhe kjo qeveri e majtë, ky kryeministër i majtë, kjo bashki e majtë, beson tek solidariteti. Ndodhi çfarë ndodhi në vitet ’90, tek Lana, tek Bregu i Lumit, iku ajo kohë. Nuk e kthejmë dot kohën pas. Por, ajo që do të bëjmë është një trajtim social të të gjithë atyre banorëve që, për një arsye ose një tjetër, banojnë në shtratin e Lanës”.

Ambicia e Veliajt është që Tirana të jetë qyteti më i zhvilluar në Ballkan.

“Detyra jonë është të bëjmë punën sepse në fund mbetet puna. Për sharësit nuk ka vend në histori, por vetëm për punën, për infrastrukturën, për shkollat, për kopshtet, për çerdhet, për pemët, për asfaltin. Ambicia ime është që, në fund të këtij mandati, ne ta lëmë Tiranën si qytetin më të zhvilluar në Ballkan.”

Në fund, Veliaj ftoi qytetarët që të aplikojnë te Fondi i Komunitetit për të sistemuar fasadën e pallateve të vjetra.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article