Amerikanes iu përmbush amaneti pas vdekjes nga kanceri – shlyhen borxhet shëndetësore të pacientëve në vlerë të 17 milionë dollarëve

11 months ago 24

Një grua nga New Yorku vdiq nga kanceri ovarian, por ka arritur të grumbulloi para të mjaftueshme për të shlyer miliona dollarë borxhe shëndetësore të njerëzve të tjerë.

Casey McIntyre përmes një mesazhi në rrjetet sociale, i cili u publikua pasi ajo ndërroi jetë, u tregoi ndjekësve kauzën e saj për t’i ndihmuar të tjerët.

“Nëse po e lexoni këtë, unë kam vdekur, por kam marrë masa për të shlyer borxhin mjekësor të të tjerëve”, ka shkruar ajo, shkruan bbc.

Gruaja 38 vjeçare shtoi se ishte me fat që kishte marrë kujdesin mjekësor të cilësisë së lartë ndërsa po luftonte me sëmundjen, por donte që edhe të tjerët të kishin të njëjtën mundësi, prandaj bënte thirrje që njerëzit të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Thuhet se deri më tani fushata e saj ka ndihmuar në shlyerjen e detyrimeve deri në 17 milionë dollarë të faturave të papaguara mjekësore.

Ndryshe, mediat raportojnë se rreth 100 milionë amerikanë kanë borxhe shëndetësore, kjo për faktin se përballen me sëmundje, trajtimi i të cilave ka kosto të larta. /Telegrafi/

Casey. We love you, we miss you, you are gone, you are with us, we will be looking for you everywhere <3 pic.twitter.com/53P2s2TuGh

— Andrew Rose Gregory (@arosegregory) November 15, 2023

Read Entire Article