“Amerikanët sollën Noc Rrokun, reformën e bëri PS”/ Bamir Topi për deklaratat e Ramës: Absurde! Këta nuk janë bashkë as në ceremoni festive

1 month ago 35

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, ku tha se Reforma në drejtësi është bërë nga vendi ynë, dhe jo nga Amerikanët.

“Amerikanët sollën Noc Rrokun, reformën e bëri PS”, u shpreh kreu i qeverisë në një studio televizive vetëm pak ditë më parë.

Topi u shpreh se kjo ishte një deklaratë absurde, pasi vetëm një forcë madhore mund të bënte bashkë politikanët për një reformë të tillë.

“Absurditet, sepse kujtoj fare mirë momentin kur është miratuar në unison në 2016, vetëm një fuqi madhore mund të bëjë bashkë politikanët e Shqipërisë.
Këta nuk janë bashkë as në ceremoni festive. Është një deklaratë aspak e favorshme dhe jo mirënjohëse. Njësoj sikur të themi se Kosova u çlirua vetë në 1999, kishte përpjekje nga brenda por nuk mund të bëhej pa SHBA dhe aleatët. Në Shqipëri 140 deputetë të votojnë në unanimitet, vetëm forca e tyre për të bindur cilindo për të bërë këtë reformë, ata mund ta bënin”, tha ish-presidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article