Amerikani ndan përvojën e tij me syzet virtuale Vision Pro nga Apple

8 months ago 12

Krijuesi i Sudowrite nga SHBA, Amit Gupta, ka ndarë në X përvojën e tij me produktin më të ri nga Apple, Vision Pro.

Duke qenë fillimisht i pasigurt për ta provuar, Gupta ka vendosur ta testojë pajisjen më të shtrenjtë të gjigantit teknologjik gjatë një fluturimi pesë orësh.

“Sapo u nisa për një fluturim pesë orësh me Apple Vision Pro. A do të jem aq i guximshëm sa ta lidh atë në fytyrë”, shkroi ai.

Megjithatë, përvoja e tij doli të ishte e favorshme. Ai ishte në gjendje të përdorte Vision Pro me MacBook-un e tij me ekranin pothuajse të mbyllur. Gjithashtu, ai theksoi se edhe kufjet Airpods kanë funksionuar në kuadër të Vision Pro.

“Më vjen mirë që mund të përdor tastierën time nga MacBook me ekranin kryesisht të mbyllur, me pije në tavolinën time. Mirë që kam këtë ekran privat, askush nuk më shikon”, shtoi Gupta.

Postimi i tij ka grumbulluar mbi 3.9 milionë shikime dhe ka ngjallur një sërë reagimesh nga përdoruesit e internetit.

Ndryshe, publikimi i Vision Pro nga gjiganti teknologjik Apple, llogaritet moment historik për dashamirët e realitetit virtual.

Apple ka njoftuar se së bashku me kufjet virtuale vijnë edhe 600 aplikacione dhe videolojëra të dizajnuara posaçërisht për to. /Telegrafi/

ok ya’ll convinced me. i’m that guy

sitting here in coach on southwest with a giant monitor in front of me, watching a movie overhead. i love this.

Observations
– nice to be able to use my MacBook keyboard with the display mostly closed, with drinks on my tray table. feels less… https://t.co/FVF4fLhs0b pic.twitter.com/2HqvDfE8OK

— Amit Gupta (@superamit) February 3, 2024

Read Entire Article