Amrabat i entuziazmuar pasi debutoi në Old Traford: Për Unitedin jam i gatshëm të futem edhe në portë

11 months ago 20
Reklamë

Sofyan Amrabat ka luajtur ndeshjen e tij të parë si titullar te Manchester United.

Mesfushori maroken i transferuar te United në ditën e fundit të afatit kalimtar veror nga Fiorentina e nisi nga minuta e parë ndeshjen ndaj Crystal Palace në EFL Cup, ku Djajtë e Kuq fituan me rezultat të pastër 3-0.

Marokeni ishte një ndër më të dalluarit për Djajtë e Kuq në triumfin 3-0 përballë Crystal Palace në EFL Cup ndërsa pas sfidës, theksoi se kishte punuar të gjithë jetën për të shijuar atmosferën e një stadiumi si “Old Trafford”.

“Mendoj se ishte mbrëmja perfekte, luajtëm shumë mirë dhe mbi të gjitha fituam me shifrat 3-0. Isha në fushë për rreth një orë, kam ëndërruar për një mbrëmje të tillë prej fëmijërisë sime”.

“Kam punuar shumë fort gjatë gjithë karrierës, të luash në Old Trafford është e mrekullueshme”, tha Amrabat.

Tutje mesfushori maroken tha se i kishte thënë trajnerit Erik Ten Hag se është i gatshëm të futet edhe në portë nëse është nevoja.

“Ishte e martë dhe stadiumi ishte sërish plot, ndjesi fantastike. Ia bëra të qartë edhe Ten Hag se jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion në fushë, edhe portier nëse është nevoja”, u shpreh Amrabat. /Telegrafi/

Read Entire Article