Analistët në Kosovë: Ka mundësi për zgjedhje të reja

1 year ago 46
Reklamë
13:31 17/09/2023

Njohësit e çështjeve politike: Opozita po bën llogaritë për një proces të parakohshëm elektoral

Skandalet e fundit ku është përfshirë qeveria dhe dështimi me procesin e dialogut sipas analistëve në Prishtinë janë aryse e mirë që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Raportet me ndërkombëtarët, shkaktuar nga Kurti dhe masat ndëshkuese të BE nuk janë normale sipas tyre.

“Janë bazë, bukur e mirë që opozitës i dhanë një lloj motivi dhe materiali që të kërkojë zgjedhje të reja para afatit kohor.”

“Tani sikur kanë marrë më shumë guxim për të kërkuar zgjedhje për të insistuar për faktin që është një numër i madh i dështimeve që kjo qeveri ka premtuar dhe nuk i ka realizuar gjatë këtij mandati, qasja me ndërkombëtarët, raportet me miqtë dhe aleatët tonë të përhershëm që kanë ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës.”

Njohësit e çështjeve politike thonë se opozita po bën llogaritë e numrave. Vlerësojnë se edhe nëse zhvillohen zgjedhje LVV del sërish forcë e parë.

“Ndoshta jo që praktikisht të dalin të parat, por edhe si të dytat apo të tretat parti ta kemi një rezultat më të favorshëm në zgjedhjet e ardhshme dhe me një Vetëvendosje që mund të ketë ndër 40% të elektoratit të Kosovës dhe nuk do të mund ta krijoj qeverinë e re pa ndonjërën prej partive të opozitës dhe do t’i ndalet hovi që ka Albin Kurti.”

“Këta duan ta tregojnë që nuk kanë frikë të shkojnë në zgjedhje dhe duan zgjedhje sepse janë të gatshëm për të marrë përgjegjësi. Duke ditur anën tjetër që nuk i kanë numrat për ta rrëzuar këtë qeveri. Secili subjekt politik, Pozitë, Opozitë janë duke folur për elektoratin potencial të tyre.”

Të Enjten kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçië u takuan sërish në Bruksel ndërsa nuk pati dakordësi. Kryeministri kosovar nuk pranoi propozimin e BE për nisjen e një procesi të besueshëm për krijimin e Asociacionit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article