Analisti politik tregon arsyet pse Vuҫiq këmbëngulë të vizitojë Kosovën

8 months ago 26

Presidenti serb, Aleksandër Vuҫiq, gjatë takimit të fundit të Davosit kishte deklaruar se ka kërkuar të vizitojë Kosovën. Sipas tij, aryseja e vizitës ishte të vizitonte serbët në Kosovë dhe t’iu drejtohej atyre.

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi ka komentuar këto deklarime të liderit serb, duke përmendur edhe qëllimet e tij.

“Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiqi në takimin e Davosit, duke iu  referuar kërkeses të Ministrit, Sveqla për të vizituar Kosovën Lindore, tha se “ka kërkuar të vizitojë Kosovën dhe t’iu drejtohet qytetarëve të Serbisë”.Dhe po ashtu kishte potencuar, se “do të ishte mirë që ne të respektojmë marrëveshjet dhe të bisedojmë me njerëzit në tokën e shenjtë serbe”. Këto deklarime flasin se presidenti serb, Vuqiq gjithë kohën sa është në pushtet është duke diskutuar edhe në bisedime për normalizim të marrëdhënieve, duke u bazuar në Kushtetutën e Serbisë, ku Kosova figuron pjesë përbërëse e saj”, ka vlerësuar Mulluqi.

Sipas tij, pikërisht këtu ekziston defekti i madh i këtyre bisedimeve dhe këtij procesi.

Image

Skender Mulliqi

“Kosova ka ardhur koha ta bëjë më dije Serbinë, por edhe bashkësinë ndërkombëtare, se nuk ka asnjë kuptim vazhdimi i dialogut, deri sa Kosova nuk hiqet nga preambula kushtetuese e Serbisë. Me një njeri ҫfarë është presidenti serb Vuqiq, i cili po e preferon retorikën luftënxitëse si të kohës së Millosheviqit, nuk ka perspektivë zhvillimi i dialogut, i cili gjithnjë e më shumë po futet në qorrsokak”, vlerëson ai.

Mulliqi thotë poashtu se, ‘një njeriu i cili po i mban gjallë synimet e Sllobodan Millosheviqit, nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë të vizitoj Kosovën’.

“Ai nga Davosi lëshon mesazhe idioteske për respektim të marrëveshjeve, e të cilat nuk i zbaton, pa hequr dorë nga strategjia promillosheviqiane e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Ky shovenist serbomadh nëse mendon më vizitu Kosovën, duhet paraprakisht të respekton të gjitha marrëveshjet e firmosura në Bruksel dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Duhet që të heq dorë nga kërcënimet më luftë që po ja bënë rajonit dhe Kosovës për ndarjen e saj. Ky ultranacionalist sheshelian duhet të ndërpren politikën e viktimizmit të gjoja të minoritetit serbë , që po pretendon se po i bëhet në Kosovë. E dihet se minoriteti serb, gëzon të drejta gati te barabarta me shqiptarët si popull shtetformues që janë”, thekson ai.

Më tutje vazhdon Mulliqi se Vuҫiq është duke manipuluar opinionin në Serbi dhe minoritetin serbë se gjoja në Kosovë ekziston çështja serbe. Ky nuk duhet lejuar të vizitoj tokën e Kosovës, pa kërkuar falje për gjenocid.

“Ka kaluar koha e përdorimit të të gjitha instrumenteve terroriste pushtuese ndaj Kosovës. Kryeterroristi i aktit makabër në Banjskë të Kosovës, pa fije turpi deklaron se herën e fundit kur e kishte vizituar Kosovën, e ka pyetur popullin serbe dhe jo kryeministrin e Kosovës. Presidenti i Serbisë ka paralajmëruar vazhdimisht vizitën e tij në Kosovë. Ky protagonist i radikalizmit sheshelian ka vizituar Kosovën shtatë herë, por vetëm një herë si president i Serbisë në vitin 2018”, potencoi analisti.

Ai thotë se këtë praktikë të vizitave të protagonistëve serbe të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë, duhet të ndërpritet. Bota demokratike është koha që ta ndëshkon këtë nomenklaturë të shovenizmit serborusomadh.

“Krimet monstruoze të Sheshelit dhe të Vuqiqit më kompani, në Bosnje dhe në Kosovë, nuk bënë të harrohen. Sikur që nuk bënë të harrohen nga BE dhe Amerika as sulmet e parreshtura të Vuqiqit në veri dhe se fundit akti terrorist, ku kryqetniku Vuqiq, sprovoj ndarjen e veriut të Mitrovicës nga jugu”, thekson ai.

Read Entire Article