Analiza e qeverisjes/ Rama publikon pamjet: Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti

9 months ago 11
20:53 09/01/2024

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar pamje nga mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024-ës në parlament, qeveri dhe parti.

“Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti”, shkruan Rama në Facebook.

Kabineti qeveritar, grupi parlamentar dhe sekretariati i kësaj force po diskutojnë prej mëngjesit të sotëm për organizimin si në qeverisje ashtu dhe në parlament e në parti.

Mbledhja do të zgjasë dy ditë dhe është konceptuar e ndarë në disa panele diskutimi.

Paraditja e nesërme do të jetë e dedikuar vetëm për ministrat që do të prezantojnë prioritetet e këtij viti./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article