Ancelotti i kënaqur: “Mbappé është integruar shumë mirë në dhomat e zhveshjes”…

1 month ago 8
Reklamë

“Mbappe është një talent i jashtëzakonshëm dhe ne duhet ta ndihmojmë atë sa më shumë që të jetë e mundur për t’u përshtatur”,- tha trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti të shtunën, në prag të ndeshjes së parë të La Ligës të sezonit kundër Mallorca (të dielën, 21:30).

“Ai u integrua shumë mirë në dhomat e zhveshjes, është shumë serioz, mbërriti me përulësi dhe e nisi shumë mirë”,- veçanërisht duke shënuar në ndeshjen e tij të parë në Superkupën e Europës kundër Atalantas, shtoi tekniku italian për sulmuesin francez, i cili u stërvit para shtypit për herë të parë që nga ardhja e tij.

“Unë kurrë nuk e pyes një lojtar se sa gola duhet të shënojë. Ajo që kërkoj nga të gjithë lojtarët është të japin gjithçka që kanë për ekipin. (…) Të gjithë kanë cilësitë e tyre, qoftë taktike apo teknike, por duhet t’i vënë në shërbim të skuadrës”,- tha tekniku italian Carlo Ancelotti.

Read Entire Article