Ancelotti konfirmon në konferencë rikthimin e Arda Guler, talenti turk lëndohet vetëm disa minuta më vonë në stërvitje

11 months ago 17
Reklamë

Menaxheri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar Arda Guler është rikthyer nga lëndimi dhe mund të luajë në ndeshjen e ardhshme, por disa minuta më vonë, talenti turk është lënduar përsëri në stërvitje.

Tifozët e Real Madridit u bënë gati të shohin për herë të parë talentin e mrekullueshëm 18-vjeçar Arda Guler, i cili është rikuperuar nga një operacion menisk.

“Ai është në dispozicion. Ai ka nevojë për minuta, pak kondicionim fizik, për t’u mësuar me lojën e ekipit, por është mirë. Në këtë kohë ai ka treguar se ka talent të jashtëzakonshëm dhe kjo është thjesht gjenetikë”, deklaroi Ancelotti në konferencë.

🚨 🗣️ Carlo Ancelotti: "Vini Jr., Arda Guler, Dani Carvajal are available and fit." #rmalive

— Madrid Zone (@theMadridZone) September 26, 2023

Megjithatë, disa minuta pas konferencës, Real Madridi mbajti stërvitjen e radhës dhe Guler u lëndua përsëri.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Los Blancos, ndërsa sipas mediave, Guler thuhet se mund të mungojë deri në tri javë.

“Pas analizave që i janë bërë lojtarit tonë Arda Guler nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin e majtë rectus femoris”, thuhet në njoftim.

Parte médico de Arda Güler.#RealMadrid

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 26, 2023

Ndryshe, Real Madridi do të jetë i etur për t’u rikthyer në rrugën e duhur të mërkurën mbrëma kundër Las Palmas në shtëpi, të cilët kanë vetëm një fitore në këtë sezon, por gjithashtu kanë pranuar vetëm katër gola, më pak se çdo skuadër në La Liga. /Telegrafi/

Read Entire Article