Ancelotti: Real spektakolar, askush nuk “guxon” të largohet

1 month ago 10
Reklamë

Leny Yoro ishte objektivi i Real Madridit për qendrën e mbrojtës, por garën për talentin francez e fitoi Manchester United.

“Los Blancos” e cilësonin 18-vjeçarin si një investim për të ardhmen, ndërkohë që Carlo Ancelotti thekson se në ekipin e tij nuk do vijë një tjetër mbrojtës.

“Jo, jemi në rregull kështu, nuk do të firmosim me askënd tjetër. Merkaton quajeni të mbyllur.

Vallejo është rikthyer, Alaba po rikuperohet dhe po e merr veten.

Ndërkohë që kemi edhe shumë djem të talentuar nga akademia.

Mendoj se as largime nuk do të ketë, pasi askush nuk dëshiron të ikë prej këtu.

Sepse realisht kemi një skuadër spektakolar“, u shpreh timonieri italian i kampionëve të Spanjës dhe Europës.

Read Entire Article