Ancelotti: Rodrygo dhe Vinicius do të na ndihmojnë, sezoni i Realit është i gjatë

11 months ago 30

Në prag të ndeshjes kundër Rayo Vallecanos, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp.

“Deri më tani kemi bërë mirë në shtëpi. Jemi në shtëpi dhe tani mund të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të ruajmë epërsinë!

Pse Rodrygo dhe Vinicius kanë vështirësi të shënojnë? Rodrygo dhe Vinicius do të shënojnë gola gjatë gjithë sezonit. Ata do të shënojnë më shumë se Bellingham dhe Joselu.

Ne nuk kemi asnjë dyshim për këtë. E rëndësishme është që kur nuk janë ata aty për të na ndihmuar, na janë gjendur Bellingham dhe Joselu, të cilët po bëjnë punë të kënaqshme. Do të jetë një kampionat shumë konkurrues këtë vit. Ne do të luftojmë deri në fund me Barcelonën dhe Atléticon dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ata do të luftojnë deri në fund për titullin” – Tha ai.

Read Entire Article