Vinicius Junior sot pret “Topin e Artë”, braziliani superfavorit, rivalët e tij kryesorë Rodri dhe Bellingham

3 hours ago 24

Vinicius Junior është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë 2024, në ceremoninë e dhënies së çmimeve të vitit në futboll, që do të mbahet në Paris sonte në mbrëmje.

Topi i Artë është një trofe që jepet nga revista prestigjioze Franked Fotboll, mashkullit dhe femrës më të mirë në botë për periudhën  nga 1 gushti 2023 deri më 31 korrik 2024. Për herë të parë dy fituesit do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve pa marrë paraprakisht njoftimin për kurorëzimin.

Tek meshkujt ku për herë të parë që nga viti 2003 deri më sot, mes të ‘nominuarve’ për çmimin prestigjioz nuk janë as Leo Messi që është fitues në fuqi dhe as  Cristiano Ronaldo. Favorit sulmuesi Brazilian Vinicius Junior i cili ka qenë protagonist i madh i Realit si fitues i Champions League , La Liges dhe superkupës së Europës në muajt e fundit. Nëse kurorëzohet, ai do të ishte braziliani i parë pas 17 vitesh që merrte Topin e Artë, pasi i fundit ka qenë Rikardo Kaka i Milanit në 2007.

Dy pretendentët e tjerë që konkurrojnë me sulmuesin brazilian, janë mesfushori i Spanjës dhe i Manchester City, Rodri, dirigjente i qytetarëve kampion në Angli dhe i kombëtares iberike që fitoi kampionatin europian. Po ashtu edhe Jud Belingham ylli i Realit i cili përveç titujve me Realin shkoi në finale e kampionatin europian.

Shumë pak shanse për Lautaro Martinez fitues i kupës së Amerikës me Argjentinën dhe kampionatit Italian me Interin. Më poshtë dhe me thuajse zero mundësi Kilian Mbappe, Erling Haaland dhe Lamine Jamal. Tek femrat në edicionin e gjashtë të Topit të Artë, superfavoritë Aitana Bonmati e Barcelonës, kampionia spanjolle  e cila është fituese në fuqi e këtij çmimi prestigjioz. /vizionplus.tv

Read Entire Article