Ancelotti zbulon emrin e ekipit favorit për të fituar Ligën e Kampionëve

1 year ago 35
Reklamë

Menaxheri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka zgjedhur Manchester Cityn si favorit për të përsëritur suksesin në Ligën e Kampionëve, pas triumfit të tyre të parë në histori vitin e kaluar.

Duke folur përpara ndeshjes hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Union Berlin, Ancelotti dha një përditësim për dëmtimet e Dani Carvajal dhe Arda Guler, mes frikës se i pari mund të mos luajë në derbin e Real Madridit të dielën.

Los Blancos u mundën lehtësisht nga Manchester City në ndeshjen e dytë gjysmëfinale sezonin e kaluar, dhe Ancelotti vazhdon të besojë se ata janë skuadra më e fortë në Evropë.

“Manchester City është favorit sepse ka një skuadër që e ka lejuar të fitojë vitin e kaluar dhe nuk ka ndryshuar shumë. Por, Liga e Kampionëve, si gjithmonë, në fazat finale, ka befasi”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencë.

“Unë e shoh Real Madridin si një ekip që është do të garojmë deri në fund. Ne kurrë nuk mendojmë se jemi favoritë, ashtu siç nuk mendoj se City mendon kështu. Ata fituan vitin e kaluar dhe për këtë kam thënë se janë favoritët”, përfundoi italiani.

Carlo Ancelotti on Man City winning the Champions League again 🗣️ pic.twitter.com/OdA93ZAEcc

— ESPN FC (@ESPNFC) September 19, 2023

Me Erling Haaland që kryeson ekipin dhe shumë yje tjerë në skuadër, City padyshim se është skuadra që duhet mundur këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Nëse City triumfon, ata do të ishin vetëm skuadra e dytë në histori që fiton tituj të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve, pas Real Madridit.

Los Blancos do të ndjejnë se kanë një shans kundër kujtdo, por pa numrin nëntë të klasit të lartë, ata mund të kenë disa probleme më shumë se zakonisht. /Telegrafi/

Read Entire Article