Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

3 months ago 18
Reklamë

Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të luajën në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley të Londrës.

Milionerët gjerman vijnë në finale pasi eliminuan ekipe si PSG dhe Atletico Madrid.

Në anën tjetër, Los Blancos mposhtën favoritin kryesor Man Cityn dhe Bayern Munich për të prekur një finale tjetër.

🏟️ ¡El escenario de la final!
📍 Wembley Stadium
🔜 #UCLfinal
💪 #APorLa15 pic.twitter.com/3UzrUCdQUo

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 1, 2024

Carlo Ancelotti dhe Real Madridi zakonisht e publikojnë formacionin dy orë para ndeshjes, por kësaj radhe edhe pse është finale, ata e kanë bërë këtë gjë edhe më herët.

Tekniku i madh italian do t’i qëndrojë besnik skemës së tij me 4-3-1-2, ku në sulm do të jenë treshja, Jude Bellingham, Vinicius Junior dhe Rodrygo.

Toni Kroos luan nga minuta e parë, ndërsa Camavinga dhe Valverde po ashtu jan pjesë e formacionit.


Borussia Dortmund: Pas pak..

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy, Valverde, Camavinga. Kroos, Bellingham, Vinicius, Rodrygo.

📋✅ ¡Nuestro 𝗫𝗜 inicial para la final!
🆚 @BVB#UCLfinal | #APorLa15 pic.twitter.com/2B4HyEtdNa

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 1, 2024


/Telegrafi/

Read Entire Article