Andi Zeqiri shënon gol ndaj Fiorentinës – vlerësohet për ndeshje të mirë

11 months ago 21
Reklamë

Andi Zeqiri ka vazhduar me formë të mirë te Genku ku ka shënuar gol ndaj Fiorentinës në Ligën e Konferencës në ndeshjen që u mbyll baras 2-2.

Luca Ranieri kaloi skuadrën italiane në epërsi që në minutën e shtatë, por vetëm pas pesë minutash Andi Zeqiri shënoi për 1-1.

Deri në fund u shënuan edhe dy gola për secilën skuadër nga një.

Andi Zeqiri levels the score!pic.twitter.com/32LlGWIysH

— Football Report (@FootballReprt) September 21, 2023

Andi Zeqiri luajti deri në minutën e 72-të për Genkun në këtë ndeshje, ndërsa u vlerësua me notën 70 nga SofaScore.

Ai kisthe dy gjuajtje në portë, një rast të krijuar dhe fitoi katër duele.

Zeqiri edhe në fundjavë debutoi me gol në elitën e Belgjikës./Telegrafi/

Read Entire Article