Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 36-vjeçarit Erind Mrruku, i cili u kap me armë me fishek në fole gati për qitje.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se Mrruku në korrik të vitit 2010, ka vrarë Fabian Nikën.
Në atë kohë, Mrruku 23 vjeç u vetëdorëzua në polici disa orë pasi kishte kryer krimin në plazhin e Shëngjinit, pas një konflikti të çastit.
Viktima ishte i dashuri i një këngëtareje të njohur. Burime nga policia thonë se Erind Mrruku dyshohet si anëtarë i një grupi kriminal që vepron në Tiranë.
Pasi u mor në pyetje, ai nuk ka pranuar të japë deklarime. Por për shkak se arma ishte me fishek gati për qitje, policia dyshon se mund ta përdorte në ndonjë ngjarje.