Anita Muçaj – Haradinaj i drejtohet ashpër Shqipes: Prit pak, oj opinioniste

10 months ago 24

Është diskutuar jashtëzakonisht një përplasje e Shqipe Hysenajt me Alba Vukajn.

Ndonëse debati u bë mes dy vajzave, mendime për këtë kanë dhënë edhe banorët e opinionistët.

Ka qenë opinionistja e këtij spektakli, Anita Muçaj – Haradinaj, që ka bërë një koment në lidhje me këtë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Alba në moshën që e ka që është dukshëm më e vogël se ti, nuk mund ta ketë nivelin e hipokrizisë, aq sa e ke ti”, u shpreh ajo.

E njëjta shtoi: “E ke bastardu këtë mënyrë komunikimi. Ti nuk pushon asnjë sekondë. Mos e gjyko Albën nëse e ka bërë lojën me çunat e shtëpisë. Mos paragjyko”.

Foto: Screenshot/YouTube

Derisa nuk po i linte radhë të fliste, ajo iu drejtua sërish Shqipes: “Oj opinioniste prit pak, kur të mbaroj unë vazhdo ti se nuk dal në televizor me bo luftë me ty”.

Shqipja dhe Alba ndryshe ishin zënë për shkak të banorit tjetër, Blerandos. /Telegrafi/

Read Entire Article