Antony tërhiqet nga Brazili

1 year ago 19
Reklamë
10:09 05/09/2023

Sulmuesi Brazilian nuk do të luajë ndaj Bolivisë dhe Perusë pas akuzave për sulm

Sulmuesi i Brazilit, Antony, është tërhequr nga skuadra për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër Bolivisë dhe Perusë pas akuzave për sulm.

Federata braziliane e futbollit informi se vendimi u morr pasi media braziliane publikoi akuza nga ish e dashura e Antony, Gabriela Cavallin, duke e akuzuar se e kishte sulmuar fizikisht.

Antony ka mohuar akuzat, ndërkohë që një zëdhënës i sekretariatit të Sigurisë Publike të Brazilit deklaroi se ka nisur një hetim policor.

Klubi i brazilianit, Mançester Junajtid nuk ka komentuar në lidhje me situatën.

Trajneri i Brazilit, Fernando Diniz, ka thirrur sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Jesus për të zëvendësuar Antony.

Verdhejeshilët do të ndeshen me Bolivinë në shtëpi, ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë në transfertë kundër Perusë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article