Anxhela Peristeri publikon këngën e re “Me Pligoses” në greqisht, me protagonist në klip Azemin

8 months ago 17

Anxhela Peristeri, këngëtarja shqiptare që prej kohësh ka zaptuar zemrat e adhuruesve të muzikës, sapo ka shtuar një tjetër perlë në repertorin e saj të larmishëm.

Ajo ka lansuar një këngë të re me titull “Me Pligoses”, e kënduar në greqisht, duke treguar kështu një hap të ri në karrierën e saj drejt tregut grek të muzikës.

“Me Pligoses”, që në shqip do të thotë “Ti më lëndove”, është një këngë që prek temën universale të dashurisë dhe dhimbjes që vjen pas vetes.

Klipi i këngës sjell një tjetër befasi për fansat e saj, prezencën e modelit të njohur kosovar Azem Gagica.

Foto: Anxhela Perister/YouTube

Gagica, i cili fitoi vëmendje të madhe gjatë pjesëmarrjes së tij në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Kosova” këtë vit, shfaqet si protagonist brenda klipit duke dhënë një performancë interesante dhe të veçantë.

Klipi është pritur me komente pozitive dhe vlerësime të larta për prodhimin dhe për ndërlidhjen e artë midis këngës dhe imazhit. /Telegrafi/

Read Entire Article