Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për ish-truprojën e Tahirit, akuzat për trafik droge e grup kriminal

11 months ago 14
Reklamë

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për dënimin me 8 vite e 8 muaj burg për Hekuran Markun. Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit “Shpirti”, ndërsa njihet si ish-truproja e Saimir Tahirit.

Hekuran Marku akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Gjykata e Posaçme i caktoi dënimin me 13 vjet heqje lirie, por në përfitim të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë në qëli vetëm 8.8 vite.

Ai u ndalua në shtetin gjerman pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Si pasojë e operacionit “Shpirti” janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës. Mes tyre edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Read Entire Article