Apeli rrëzon kërkesën e Monika Kryemadhit për heqjen e sekuestros së celularit! SPAK, dy hetime për çiftin Meta

10 months ago 10

Aparati celular qe i është sekuestruar deputetes Monika Kryemadhit, bashkëshortja e ish presidentit Ilir Meta do të vijojë të mbahet i sekuestruar nga SPAK.

Kërkesa e kryemadhit për t’ja kthyer celularin, u hodh poshtë nga gjykata e apelit të posaçëm, që e konsideroi përpjekjen gjyqësore të deputetes të pabazuar.

Zyra e shtypit njoftoi se vendimi u dha nga gjyqtarja Igerta Hysi. Por për shkak të sekretit hetimor edhe SPAK dhe gjykata nuk japin detaje se për cilin hetim bëhet fjalë. Ndonëse në fund të vitit kryeprokurori Dumani gjatë një takimi me gazetarët e cilësoi sekuestrimin e aprovuar nga gjykata “si një mjet për kërkimin e provës”.

Por ajo që është publike është fakti që SPAK po proceson dy hetime mbi çiftin Meta. I pari lidhet me një kallëzim të depozituar në SPAK për akuzën e Korrupsionit, Pastrimit të parave dhe fshehjes të të ardhurave. Në denoncimin e avokatit Idajet Beqiri përmendet se bashkëshortët Meta-Kryemadhi kanë kryer ndërhyrje estetike në një klinikë private jashtë vendit dhe se nuk kanë deklaruar shpenzimet. Një tjetër hetim është edhe ai i denoncimit ne episodin e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohur ndryshe si lobim 700 mijë dollarësh.

Në kallëzim thuhet se partia që drejtohej nga Ilir Meta, pagoi miliona për të lobuar për një fotografi me Donald Trump. Mes letër porosive te përcjella SPAK po pret ende përgjigje nga Qipro dhe nga San Marino. Por në këto hetime që janë ende te fokusuara tek shkresat e te huajve, dhe kur bankat i kane kopsitur përgjigjet për transfertat, maja e ajsbergut mbi këto çështje u be e dukshme ditën kur deputetja kryemadhi kërkoi në gjykatën e shkallës së pare kthimin e iPhone, që nuk u pranua nga të dyja gjykatat.
E qartë është se tani SPAK-un nuk e pengon asgjë ta këtyre telefonin e të nxjerrë prej andej, gjithë çfarë kërkon.

Read Entire Article