Rotacioni politik si strategji: A mund Haradinaj të realizojë ëndrrën për kryeministër?

4 hours ago 20

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të përgjithshme të bëjnë bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në për postin e kryeministrit.

“Nuk është mirë Kurti me vonuar vetën e vet. Ka pasoja dhe thellon pasojat. Ne nuk kem qare pa i sanuar këto pasoja. Për këtë arsye unë e kërkojë udhëheqjen e Qeverisë, qoftë me rotacion që tre opozitarët të merren vesh njëri një vit, tjetri një vit, tjetri një vit”, tha Haradinaj.

Profesori Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, thotë se ideja e Haradinaj është dëshirë e tij, por edhe përfitim maksimal prej votave që mund të fitojë.

Tutje, ai shton se AAK duhet të punoj në radhë të parë të kaloj pragun zgjedhor.

Kjo mund të intrepretohet apo sqarohet politikisht si në vijim; dëshirë e tij për të marrë së paku një vit të jetë kryeministër i vendit me ia dhanë rastin edhe atij me përqindje të vogël dhe formale sa mos të mbetet jashtë Kuvendit, dhe qëllimi është përfitim maksimal prej votave minimale që mund të fitoj, në zgjedhjet 9 shkurtit. Ai po paraqitet me këtë propozim si më herët permocion kundër qeverisë, mundësitë ishin kurrfarë por iniciativë e fuqishme me rrëzu Kurtin.

AAK duhet të punoj në radhë të parë të kaloj pragun zgjedhor, LDK po ta kishte kryeministrin në qeverisje me PDK mund të sjellë diçka shumë më pozitive per qytetarët, nëse Kurti dështon të bëjë qeverinë, pastaj e drejta për të themeluar qeveri, kalon te partia e dytë opozitare, në rast se LDK do të jetë e dyta si subjekt politik do të ishte fat për qytetarët, por edhe LDK nuk po bën reforma po përdor që një kohë të gjatë njerëz të identifikohen me gjëra që nuk kanë shkuar mirë në qeveritë e kaluara me PDK dhe LDK”, shprehet ai.

Burjani si duket shpresat i ka te LDK-ja.

Ai thotë se LDK duhet të propozoj deputeët plotësisht të ri dhe t’i përkrah ata, t’i ndryshojë njerëzit, të sjellë kuadro të reja.

Së paku duhet të propozoj deputet plotësisht të ri dhe t’i përkrah ata, pra degët e LDK t’i mbështesin, kështu me deputetë të njejtë, disa njerëz aty thirren si me post të përjetëshëm, kjo është çështje e LDK në fund të fundit, por mirë do të ishte të ndryshojë kuadrot, mbajtja e njerëzve të njejtë në lojë që identifikohen me të kaluarën i bën dëm edhe LDK.

PDK është subjekt që primare e ka mbijetesën dhe mbajtjen e frymës patriotike në opinion publik”, përfundon ai.

comment

Read Entire Article