Apokalipsi i zjarreve në Greqi në pikun e sezonit turistik

1 year ago 24
Reklamë

Autoritetet evakuuan rreth 2,500 njerëz nga ishulli grek i Korfuzit të hënën dhe 30,000 njerëz u larguan nga flakët në Rodos, ndërsa ekuipazhet vazhdojnë luftoën me zjarret në Greqinë e goditur nga nxehtësia.

Dhjetëra mijëra njerëz tashmë janë larguar nga flakët në ishullin Rodos, me shumë turistë të frikësuar që përpiqen të kthehen në shtëpi. Rreth 2,400 vizitorë dhe vendas u evakuuan nga Korfuzi nga e diela deri të hënën, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës, duke shtuar se kjo ishte një masë paraprake.

Greqia është zhytur nën një periudhë të gjatë të nxehtësisë ekstreme që ka rritur rrezikun e zjarrit dhe ka lënë vizitorët të bllokuar në pikun e sezonit turistik.

Kelly Squirrel, administratore transporti nga Britania e Madhe, tha se policia kishte urdhëruar njerëzit nga hoteli i saj në Rodos të evakuoheshin.

Duhej të vazhdonim të ecnim. Kështu që ne ecëm për rreth gjashtë orë në vapë” i tha ajo AFP-së në aeroportin ndërkombëtar.

Rodosi, i cili numëronte 2.5 milionë vizitorë në vitin 2022, është një nga destinacionet kryesore të pushimeve të Greqisë.

Televizioni grek transmetoi imazhe të radhëve të gjata të njerëzve, disa të veshur me rroba plazhi, që mbanin valixhe përgjatë rrugëve të ishullit të shtunën, kur u urdhëruan evakuimet.

Rreth 30,000 njerëz u larguan nga flakët në Rodos në fundjavë, evakuimi më i madh i ndodhur ndonjëherë nga zjarri në vend.

Policia tha se autoritetet kishin transportuar 16,000 njerëz nëpër tokë dhe kishin evakuuar 3,000 nga deti. Të tjerëve iu desh të përdornin transportin e tyre pasi iu thanë të largoheshin nga zona.

Duhej t’i jepnim hua një gruaje disa nga rrobat e gruas sime, sepse ajo nuk kishte asgjë për të veshur,” i tha AFP-së Kevin Sales, një inxhinier nga Anglia.

Ishte e tmerrshme.

Turistët dhe disa vendas e kaluan natën në palestra, shkolla dhe qendra konferencash hotelesh në ishull. Disa kompani udhëtimi kanë ndaluar fluturimet e tyre turistike për në Rodos, por kanë ndihmuar në transportimin e të huajve në shtëpi.

Ekuipazhet kanë luftuar me flakët në disa pjesë të Greqisë për rreth një javë dhe zjarrfikësit ishin duke përdorur avionët që nga agimi i së hënës për të shuar flakët në Rodos.

Sipas autoriteteve, shumë rajone të vendit ishin nën rrezik ekstrem nga zjarret në pyje, por asnjë qytet nuk u kërcënua drejtpërdrejt nga flakët.

Si çdo verë, Greqia është përfshirë nga zjarret pyjore, shpesh vdekjeprurëse, duke shkatërruar dhjetëra mijëra hektarë pyje dhe bimësi.

Këtë verë, vendi përjetoi një nga valët më të gjata të të nxehtit në vitet e fundit, sipas ekspertëve, me temperatura deri në 45 gradë Celsius (113 gradë Fahrenheit) në fundjavë.

Të hënën (sot) pritej një rënie e lehtë e temperaturave me temperatura në 37 gradë Celsius në Athinë, por të martën pritet që vapa të rritet sërish.

Burimi/AFP

Top Channel

Read Entire Article