Arabët 70 milion për sponsor te Chelsea

1 year ago 41
Reklamë
15:05 08/09/2023

Kompania ajrore gati ofensivën për tu shfaqur në pjesën e përparme të fanellës së londinezëve

Arabët nuk menduan vetëm për blerjen e lojtarëve, por edhe për të hyrë fuqishëm në tregun e futbollit Europian. Përfaqësues të linjës ajrore shtetërore kanë takuar zyrtarë të Chelsea për të diskutuar mbi një marrëveshje të mundshme sponsorizimi të fanellave të “Bluve”. Londinezët nuk kanë ende një marrëveshje me kompani për ta shfaqur në pjesën e përparme të fanellës dhe arabët synojnë që të sponsorizojnë me mbi 70 milionë euro në sezon.

Chelsea po eksploron tregun në kërkim të marrëveshjeve afatgjata të cilat mund të hyjnë në fuqi nga fillimi i sezonit të ardhshëm, 2024/25. Ekipi komercial i Chelsea-t po fokusohet kryesisht në bizneset e industrisë ajrore, së bashku me kompanitë e sigurimit, kompanitë e teknologjisë dhe sektorin e shërbimeve financiare. ‘Blutë e Londrës’ kërkojnë fonde të mjaftueshme për të krijuar rezerva të mëdha për blerjen e lojtarëve në merkatot e ardhshme. 

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article