Arabia Saudite dikton merkaton e verës, sheikët gati të bindin edhe Milinkovic-Savic

1 year ago 38
Reklamë

Merkato e futbollistëve gjatë kësaj vere po diktohet gjithnjë e më shumë nga Arabia Saudite. Arabet kanë vendosur të shpenzojnë pa fund, duke marrë këdo që dëshirojnë, falë pagave vjetore stratosferike që askush nuk mund t’i refuzojë, qofshin këta lojtarë që kanë ende shumë për të dhënë në karrierën e tyre. Mediat italiane raportojnë se fokusi i radhës i arabëve, konkretisht i klubit “Al Hilal”, është mesfushori serb Milinkoviç-Saviç. Bëhet fjalë për një ofertë të parezistueshme jo vetëm nga lojtari, por edhe nga klubi i Lacios që ka kartonin e tij. Milinkoviç-Saviç do të përfitojë 60 milionë euro për 3 vjet, ose 20 milionë euro në sezon, thënë ndryshe 8-fish më shumë në raport me pagën aktuale tek bardhekaltrit. Ndërkohë për kartonin e mesfushorit të njohur, Al Hilal duket se do të ofrojë 40 milionë euro, aq sa ishte edhe kërkesa e Lotit për t’u privuar nga gjigandi i mesfushës. Gjasat janë që operacioni të kryhet, sepse klubi i Lacios nuk dëshiron ta humbasë me parametër zero Serbinë vitin e ardhshëm. Për Milinkoviç-Saviç ka pasur dhe ka shumë pretendentë që nga Juventus e deri tek Milan, Inter dhe Manchester United, por me këto shifra financiare, duket se mesfushori do jetë i detyruar të zgjedhë Arabinë. Ndërkohë, në Arabi ka qenë këto ditë edhe Pol Pogba. Ylli i Juventusit gjatë fundjavës ndër të tjera vizitoi ambientet sportive të “Al Ittihad”, klubi i trajnerit Nuno Espirito Santo. Mediat franceze shkruajnë se ky klub i ka ofruar Pogbas 100 milionë euro pagë në tre vite, por vështirë të thuhet nëse francezi do të shkojë menjëherë tani, apo do ë kërkojë të lërë shenjë tek bardhezinjtë edhe në formë borxhi për klubin, i cili e ka pritur rikuperimin e tij për gati një sezon të tërë.

Read Entire Article