Arabia Saudite synon tenisin

7 months ago 29
Reklamë
23:58 06/02/2024

Emrat më të njohur pjesë një turneu 

Arabia Saudite synon të bëhet edhe epiqendra e tenisit. Në muajin tetor në Riad do të mbahet turneu “6 Kings Slam” ku do të marrin pjesë emrat më të njohur të këtij sporti. Djokoviç, Nadal, Alcaraz, Sinner, Medvedev dhe Rune do të synojnë trofeun.

Fituesi i aktivitetit do të marrë 6 milion dollarë, ndërsa vetëm përfaqësimi vlen 1 milion e gjysmë. Shuma tepër të larta që nuk jepen në asnjë turne përfshi ata Grand Slam. Së shpejti pritet të qartësohet edhe formati i këtij aktiviteti.

Pasi disa turneve të mbajtur në Arabinë Saudite qëllimi është vitin e ardhshëm Riadi të organizojë një turne Masters 1000 që përflitet se do të mbahet para Australian Open.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article