Arabia Saudite “trondit” merkaton e lojtarëve

1 year ago 31
Reklamë
23:02 08/08/2023

Mbi 1.2 miliardë Euro shpenzime për paga e blerje futbollistesh

Arabia Saudite mahniti botën e futbollin pas transferimeve të bujshme të lojtarëve në këtë merkato vere. Shifra të çmendura paguan 18 skuadrat elitare në shtetin e Lindjes së Mesme, teksa deri më 20 Shtator të tjera goditje pritet të ndodhin. Më shumë se 50 futbollistë nga Europa dhe Amerika e Jugut kanë firmosur tashmë me një prej skuadrave të Arabisë Saudite, me numrin që do të rritet. Rreth 450 milionë Euro të shpenzuara vetëm për blerjen e kartonave, ndërsa paga vjetore për lojtarët e mbërritur së fundmi kap vlerën e 750 milionë Eurove. Pra një total prej 1.2 miliardë Eurosh që tregon potencialin financiar të klubeve arabe.

Padyshim peshën kryesore e zë Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, për një total prej 300 milionë, teksa rrugën e ish-fituesve të Topave të Artë e ndoqën edhe lojtarë si Brozoviç, Milinkoviç-Saviç, Kesi, Firminho, Mane dhe shumë të tjerë. Çdo klub ka lejen për të firmosur deri në 8 lojtarë të huaj, me katër skuadrat kryesore që kanë edhe nga dy vende të lira. Ndërkaq, 14 ekipet e tjera kanë në dispozicion një total vendesh për ekstrakomunitarët prej 20 lojtarësh. Shpenzime të rëndësishme janë kryer edhe për firmat me trajnerët, si Zherrard e Zhesus. E gjithë kjo në përputhje me strategjinë e quajtur ‘Vizioni 2030’ i kërkuar nga princi i kurorës, Bin Salman Al Saud, i cili synon zhvillimin e sektorëve si sporti dhe turizmi.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article