Arauho, heroi i Barcelonës/ Mbrojtësi i jep fitoren ndaj Sociedad në shtesë

10 months ago 25
Reklamë

Barcelona fitoi përmes një goli të shënuar në shtesë kundër Real Sociedad në javën e 12 të La Ligës. Arauho ishte heroi i katalanasve, të cilët kthehen shpejt tek sukseset pas humbjes në El Klasiko.

Ndeshje shume e vështirë për Barcelonën në “San Sebastian”. Baskët ishin agresivë dhe të rrezikshëm në disa raste me Merinon, Kubon dhe Barreneçean, mirëpo ndërhyrjet e portierit Ter Shtegen ishin vendimtare.

Rasti i parë i Barcelonës erdhi në minutën e 75 me anë të Rafinjës. E megjithatë goli që do të vendoste ndeshjen do të shënohej vetëm në minutën e 92.

Fillimisht gjuajtja e tij u ndal nga portieri vendas, pastaj në krosimin e Gyndogan, mbrojtësi i Barcelonës e dërgoi në rrjetë topin. Goli u anulua fillimisht, por pastaj u konsiderua i rregullt. 27pikë për Barcelonën  e klasifikim, 4 më pak sesa Xhirona e vendit të parë, e cila pret edhe rezultatin e ndeshjes Vajekano-Real Madrid.

Read Entire Article