Arbana Osmani “thumbon” Ledionin, pasi ai tha se mbase vitin tjetër s’e prezanton Big Brother VIP Albania?

8 months ago 27

Në një lëvizje të papritur gjatë spektaklit të martës të “Big Brother VIP Albania 3”, prezantuesi Ledion Liço ndërhyri në dinamikën e lojës duke i dhënë një informacion nga jashtë njërit prej banorëve të shtëpisë, Romeo Veshaj.

Pavarësisht rregullave të caktuara, Ledion i komunikoi Romeos se shoku i tij, Elvis Myrta, i sapo-eliminuar nga shtëpia, tashmë është pjesë e stafit në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel – një program të cilin Romeo dhe vëllai i tij Donaldi janë pjesë.

“I shkurtër në kohë për të dhënë një informacion aq ndikues, Liço foli me një qetësi natyrore: “Po e them këtë se mbase nuk e prezantoj unë vitin tjetër”, e duke shënuar një moment të vetëdijshëm të thyerjes së rregullave të show-it.

Vetëm pak minuta pas kësaj deklarate, Arbana Osmani, prezantuesja e dy edicioneve të mëparshme të “Big Brother VIP Albania”, postoi në InstaStory-n e saj një mesazh enigmatik: “E di, e di :)”.

Foto: Arbana Osmani/InstaStory

Ky postim ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, me fansat që kanë nisur të spekulojnë se postimi i saj mund të jetë një thikë pas shpine e drejtuar kundër Ledion Liços, i cili mori rolin e saj si prezantues për sezonin e tretë.

Ndërkohë që Ledion Liço ka sjellë një stil të ri dhe një energji të veçantë në moderimin e “Big Brother VIP Albania”, Arbana ka mbetur e dashur për publikun për qasje dhe prezencën e saj të ngrohtë në edicionet e kaluara.

Fansat mbeten të intriguar për të parë si do të ndikojë ky zhvillim i fundit te marrëdhëniet mes prezantuesve dhe si do të vijojë ndikimi i tyre në edicionet e ardhshme të spektaklit. /Telegrafi/

Read Entire Article