Arbër Shala operohet me sukes, do t’i mungojë disa muaj Dukagjinit

11 months ago 16
Reklamë

Dukagjini ka njoftuar se mbrojtësi i tyre Arbër Shala është operuar me sukses.

Mbrojtësi i majtë ka pësuar një lëndim në ndeshjen e xhiros së tretë ndaj Dritës dhe është detyruar t’i nënshtrohet një operimi.

Kësisoj ai do të mbetet për disa muaj jashtë fushave të blerta.

Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini:

Operohet me sukses Arbër Shala

Mbrojtësi i i skuadrës sonë Arber Shala, është operuar me sukses pas një lëndimi të pësuar gjatë ndeshjes kampionale ndaj Drites. Shala është operuar ne meniskusin dhe ligamentin, nga Dr. Lavdim Berisha në Spitalin Royal Medical.

Klubi e falëndëron Dr. Lavdimin për kujdesin e veçantë ndaj futbollistit tonë Arbër Shala, dhe njëkohësisht Arbërit i dëshirojmë shërim të shpejtë duke shpresuar se do të kthehet në fushë sa më shpejtë. /Telegrafi/

Read Entire Article