Arbër Zeneli gjen sërish golin në Suedi – shënon ndaj gjigantit Malmo

3 months ago 9
Reklamë

Malmo dhe Elfsborgu u vunë përballë në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit kroat në një ndeshje që prodhoi tre gola.

Fitues doli në fund Malmo që arriti ta mposht Elfsborgun me rezultat 2-1, ndërsa golin e vetëm në këtë takim për mysafirët e shënoi ylli kosovar Arbër Zeneli.

Zeneli shënoi në minutën e nëntë të takimit për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 Elfsborgut, pas asistimit nga Arbër Zeneli.

Ky ishte goli i tretë për Zenelin në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon për Elfsborgun, teksa ka kontribuar edhe me dy asistime.

1-0 IF Elfsborg! Arber Zeneli ger bortalaget ledningen mot Malmö FF! 🟡⚫

📲 Se matchen på Max och Kanal 5

Se all kommande sport på vår nya streaming-hemmaplan Max, där du ser allt från Allsvenskan. pic.twitter.com/ZalKSHgv1M

— discovery+ sport 🇸🇪 (@dplus_sportSE) May 28, 2024

Zeneli u bë pjesë e klubit suedez në mars të këtij viti pasi paraprakisht kishte qenë pjesë e Adana Demirsporit.

Kjo nuk është hera e parë që Zeneli e vesh fanellën e Elfsborgut pasi për këtë ekip kishte luajtur edhe gjatë viteve 2014-2016, para se të largohej në drejtim të Heerenvenit./Telegrafi/

Read Entire Article