Arbitri holandez çudit komentatorët: Nuk dha asnjë faull në pjesën e parë

10 months ago 26
23:45 05/12/2023

Arbitri holandez Bas Nijhuis do të mbahet mend për pjesën e parë të ndeshjes Waalwijk – Excelsior, ku nuk ka ndalur asnjëherë lojën.

Me stemën e FIFA-s prej vitit 2007 dhe 638 ndeshje të gjykuara atij nuk i është dashur të fërshëllejë në asnjë rast madje edhe kur portieri i vendasve mendoi se nuk do t’i duhej ekrani i sistemit VAR, duke e goditur me top atë.

Komentatorëve i bëri përshtypje duke e përmendur në fund të pjesës së parë. Bas Nijhuis nuk ndëshkoi asnjë lojtar me karton në këtë takim edhe pse nuk njihet për një arbitër tolerant.

47-vjeçari Nijhuis në karrierën e tij ka dhënë 1819 kartonë të verdhë dhe 65 të kuq, pa harruar edhe 162 penallti.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article