Ardhja e Messi do ndryshojë MLS

1 year ago 28
Reklamë
22:53 26/08/2023

Drejtuesit e kampionatit amerikan janë pro risive sa i përket rregullave për shpenzimet e klubeve

Lionel Mesi ende nuk e ka bërë debutimin e tij në Major League Soccr me Inter Miami, por prania e tij ka potencialin të shkaktojë një ndryshim të rëndësishëm në rregulloren e kampiantit.

Argjentinasi do të luajë takimin e parë kundër Neë York Red Bulls dhe spekulimet janë të shumta se ardhja e tij mund të pasohet nga një ndryshim i rëndësishëm rregullator në të gjithë ligën.

Drejtuesit e ligës amerikane besojnë se për të shfrytëzuar plotësisht ndikimin e Messit, klubeve duhet t’u jepet “fleksibilitet i shtuar” për shpenzimet për blerjet e lojtarëve dhe pagat.

Te klubi nga Florida, argjentinasi futet te kategoria e lojtarëve special, bashkë me Serxho Buskets dhe Leonardo Kampanja. Ata kanë të drejtë që të marrin më shumë se sa tavani i vendosur për rrogat nga MLS.

Edhe për Hordi Albën, që paguhet 1.65 milionë Dollarë, është përdorur një manovër për të lejuar klubin të shpenzojë më shumë.

Në Qershor pati një takim mes bordit drejtues të MLS ku u fol për ndryshime të mundshme sa i përket shpenzimeve për futbollistët.

Disa drejtues janë të mendimit se rregullimet janë të nevojshme për të përfitur në maksimum nga blerja e shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article