Në vend të babait të saj, Argita Malltezi ka përshëndetur simpatizantët e Sali Berishës, të cilët u mblodhën sot në rrugicën e shtëpisë së ish-kryeministrit.
“Ju falënderoj për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj këto ditë të para të Vitit të Ri. Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë është shumë e vështirë por dhe motivuese, nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj, ju jeni misionarët e lirisë suaj, që nga kjo rrugicë do të shtrihet në çdo cep të vendit. Kjo është beteja që do ta fitoni. Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë”, u shpreh Argita.
Lajmi në përditësim…
Top Channel