Haradinaj i vetmuar – propozimi i tij dështoi që në nisje! Analisti ‘zbulon’ mllefin e kreut të AAK-së!

3 hours ago 20

Një ide interesante e ka dhëën kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka befasuar me propozimin e tij që pas zgjedhjeve të përgjithshme të bëjnë bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në për postin e kryeministrit.

Ai propozoi që të bëjnë rotacion me PDK-në dhe LDK-në në lidhje me postin e kryeministrit, “njëri një vit, tjetri një vit, tjetri një vit”.

Sipas tij, Albin Kurti, nuk është opsion për këtë bashkëpunim. Madje, beson se, Kurti nuk do të jetë më kryeministër.

“Kurti nuk është më kryeministër. Ju kam thënë edhe më herët kështu. Nuk do të jetë më kryeministër Albin Kurti, nuk qeverisë Vetëvendosje më. Me qenë në vend të tij e kisha shkruar qysh tash një fjalim të opozitarit të ardhshëm. Kisha dërgua sinjale që nuk do ta mbaj vendin peng më. Ju po e shihni se si po ndodhin ndryshimet aq të shpejta në Gjermani. Brenda 24 orëve ka tronditje në Qeverinë Gjermane. Nuk është mirë Kurti me vonuar vetën e vet. Ka pasoja dhe thellon pasojat. Ne nuk kem qare pa i sanuar këto pasoja. Për këtë arsye unë e kërkojë udhëheqjen e Qeverisë, qoftë me rotacion që tre opozitarët të merren vesh njëri një vit, tjetri një vit, tjetri një vit. Unë kërkojë udhëheqjen e Qeverisë në fillimin e qeverisjes me qëllim që me i kthye këto marrëdhënie të besueshme, kontraktuale me SHBA-në dhe aleatët e tjerë. Me i krye disa punë të vështira që pastaj qeverisja me qenë e zakonshme, e zhvillimit ekonomik. Por, vazhdimi i mbetjes në pushtet i Kurtit nuk është opsion është e kryne kjo pjesë”, tha Haradinaj.

Mirëpo, me këtë ide të tij, nuk janë pajtuar asnjë prej partive opozitare.

Për propozimin e Haradinajt është deklaruar edhe profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.

Ai thotë se, Haradina ka propozuar që qeveria e ardhshme të drejtohet me rotacion, një vit AAK, një LDK, një PDK, kurse për vitin e katertë nuk është deklaruar, mbase, sipas Maxharrajt mund të jetë Lista Serbe për të ua kethyer borgjin kur Haradinaj i priti mbi 9 orë derisa të kthehen nga Beogradi, për të votuar Haradinajn për kryeministër.

“Nëse realizohet ky rotacion i pozitave të kryeministrave do të jetë si shembull unik në botë. Krejt mllefi i Haradinajt ka të bëjë me kryeministrin aktual Albin Kurtin të cilin nuk po mund e duron në postin e kryeministrit të cilin as Vuçiqi, Vulini nuk e kanë kritikuar më shumë se sa Hradinaj prej që Albin Kurti është ulur në karrikën e kryeministrit tash e katër vjet nuk ia ka nda sharjet, ofendimit, përçmimet deri në çmenduri”, shprehet Maxharraj.

Ai shprehet se i pari i AAK-së po sheh ëndërr për të ardhë në pushtet.

“Haradinaj sikur ka harruar se ka kaluar koha e pronto mafisë kur për kryeministër mund të bëhet edhe nga ajo parti me një grusht deputetësh. Prandej Harajdinajt mund veq të sheh ëndërr për pozitën e kryeministrit. Sikur Haradinaj në vend që të merrej me partinë e tij, për reformimin e saj, për masovizimin e saj e jo me Albin Kurtin, bile mund të ëndërronte”, potencon ai.

Sipas tij, Haradinaj as nuk mund të shoh ëndërr që të bëhet kryeministër.

“Haradinaj nuk duhet të ngutet, të bëjë plane e as te shoh ëndër për ndonjë kryeministër të ardhshëm as me rrotacion e as pa rrotacion sepse aiç po përshperitë populli me 9 shkurt 2025 përsëri votën do të ia jepë Albin Kurtit, sepse këtë e di vetë populli, votuesi i cili veç tani ka vendos se cila pari do ti fitojë zgjedhjet. Për këtë nuk vendosë as Haradinaj e as opozita”, përfundon Binak Maxharraj.

Read Entire Article