Argjentina e varur nga Lionel Messi

1 year ago 40
Reklamë
13:57 08/09/2023

Sulmuesi fenomenal nga goditja e dënimit, barazon rekordin e Luiz Suarez

Lionel Messi rikthehet të jetë vendimtar për Argjentinën. Sulmuesi i kombëtares Albiceleste ishte sërish protagonist për kampionët e Botës, të cilët treguar forcën e karakterit dhe debutuan me fitore në kualifikueset e Botërorit 2026. 36-vjeçari shënoi golin e vetëm në triumfin 1-0 ndaj Ekuadorit, për ta nisur kështu raundin eliminator me këmbën e djathtë. Argjentina dominoi në fushën e lojës, por duhej një goditje perfekte prej lojtarit të Inter Miami nga goditja e dënimit për të zhbllokuar shifrat dhe dhënë fitoren kampionëve të Botës.

“Luajtëm kundër një skuadre të mirë dhe fizikisht të fortë. Të gjithë duan të mundin Argjentinën, aq më tepër tani që jemi kampionë të botës. Nuk mund të relaksohemi, duhet të përmirësohemi me atë që kemi bërë. Objektivi është që të kualifikohemi sërish në Kupën e Botës. Duhet të shohim përpara.

Gol që merr tepër vlera për Argjentinën, por edhe për Messin. 7 herë fituesi i Topit të Artë u ngjit në kuotën e 104 golave me kombëtaren, 29 prej të cilave në kualifikueset e Botërorit. Ecuri që e barazon me Luis Suarez si golashënuesin më të mirë të të gjithë kohërave në këto eliminatore të zonës së Amerikës së Jugut. Përballja e radhës për Argjentinën do të jetë kundër Bolivisë. Në ndeshjet e tjera kualifikuese, Paraguaj barazoi pa gola me Perunë, ndërsa Kolumbia fitoi 1-0 ndaj Venezuelës.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article