Armëpushim edhe për 48 orë, Hamas premton lirimin e 10 pengjeve të tjera

10 months ago 20
16:56 28/11/2023

Marrëveshja e armëpushimit të përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në ditët shtesë, pas përfundimit të hënën të afatit fillestar 4-ditor.

Hamasi ka premtuar lirimin e të tjerë pengjeve izraelitë, por procesi tashmë duket më i vështirë.

Grupi i militantëve që ka nën kontroll Rripin e Gazës njoftoi se nga 170 pengjet e mbetur, jo të gjithë janë në duart e tyre.

Një pjesë e tyre janë në duart e grupeve të tjera militante si Xhihadi Islamik që vepron edhe në territorin tjetër palestinez të Bregut Perëndimor, me të cilët Hamasi thotë se po negocion.

Megjithatë, këtë të martë pritet lirimi i 10 pengjeve, ndërsa 10 të tjerë do të lirohen të mërkurën, duke iu përshtatur kështu kushtit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se për çdo 10 pengje të liruar do të ketë një ditë shtesë armëpushimi.

Është ende e paqartë nëse pas përfundimit të këtyre 48 orëve shtesë, do të ketë zgjatje tjetër të armëpushimit sipas këtij parimi. Ndërkaq Hamasi u dorëzoi autoriteteve izraelite listën me të burgosurit palestinezë për të cilët kërkohet lirimi.

Sipas marrëveshjes, 1 peng izraelit shkëmbehet me 3 të burgosur palestinezë. Pas 4 ditësh armëpushim janë liruar të 50 pengje izraelite dhe 150 të burgosur palestinezë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article